Zgjedhjet nė Kosovė 2002

(moto: Energji dhe ekologji ka mundėsi)

HAPJA E FUSHATĖS  -  KONFERENCA PĖR MEDIA

 

Prishtinė,
23 shtator 2002

 

 

 

 

 

DEKLARATĖ E PGJK-sė

 (kriza energjetike, ambientale dhe mungesa e kompetencave vendore)

 

Rrjedhat aktuale politike, ekonomike e veēmas ato ambientale dhe energjetike  po keqėsohen. Bazuar nė Platformėn e PGJK-sė pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm nė Kosovė dhe principet tona: solidariteti, pavarėsia , qartėsia e transparenca nė veprim, si dhe tė drejtat themelore, PGJK-ja ngritė KOMITETIN ALTERNATIV TĖ ENERGJETIKĖS SĖ KOSOVĖS. Ky Komitet nė pėrbėrjen e vet do tė pėrfshinė ekspertėt mė tė merituar vendor tė cilėt e kanė ngritur Energjetikėn e Kosovės dhe zhvillimin ekonomik, por do tė pėrfshijė edhe ekspertė eminent ndėrkombėtarė si kėshilltarė nė projekt.

 Komiteti do tė hartoi njė Strategji afatshkurtėr dhe afatgjatė tė Zhvillimit tė Qėndrushėm energjetik, optimal, racional dhe tė bazuar nė tė arriturat shkencoro-teknologjike e ambientalist nė Botė. Strategjia do tė marrė pėr bazė pikė sėpari edhe kushtet natyrore tė resurseve energjetike nė Kosovė dhe nė regjion.

 Arsyet qė na shtyjnė tė ndėrmarrim njė hap tė tillė janė:

Ų      Gjendja alarmante energjetike nė Kosovė e cila pėrfshinė jo vetėm aspektin energjetik, por edhe atė ambiental dhe tekniko-ekonomik (Deri tani pėrmes UNMIK-ut e nė emėr tė Kosovės, janė shpenzuar gati 1 miliardė euro dhe ka vetėm efekte negative).

Ų      Pėrmes tė drejtave tė rezervuara tė nderkombėtarve janė pėrjashtuar plotėsisht qarqet profesionale dhe institucionale vendore nga sektori i energjisė nė vendimmarrje apo mbikėqyrje.

Ų      Mungesa e plotė e transparencės nė investime, e kontrollit tė pajimeve tė montuara, tė kontrollit profesional gjatė fabrikimit apo gjatė  montimit tė tyre nė objektet energjetike etj.

Ų      Strategjia e posa-aprovuar pėr zhvillimin e sektorit tė energjisė, e cila konsiderojmė se ėshtė gjithashtu e gabuar dhe e mbarsur me rrezik pėr tė themeluar edhe njė herė tjeter edhe njė tjetėr Termocentral “KOSOVA A” plotėsisht tė dėshtuar nė aspektin tekniko-ekonomik e katastrofik nė aspektin ambiental.

Ų      Kur kosovarėt nuk kishin kompetenca, nė Energjetikėn e Kosovės u ndėrtuan Tc “Kosova A” dhe Kompleksi Kimik me gjithė ato sakatllėqe tė njohura, ambientale, ekonomike e tekniko-teknologjike me pasoja tė mėdha pėr Kosovėn.

Ų      Kur kosovarėt kishin kompetenca ekonomike ata ndėrtuan TC “KOSOVA B” pa sakatllėqe, i cili sė fundi u dogj nė zjarr e ata, pra kosovarėt, nuk patėn tė drejtė as ta fikun zjarrin atje!

Ų      Me rezervat e mėdha tė lignitit nė Kosovė, tė paverifikuara nė aspektin gjeologjik, po manipulohet me dekada. Kjo po vazhdon edhe sot si nga vendorėt ashtu edhe nga ndėrkombėtarėt, andaj strategjia qė ne ofrojmė do t’i  paraqet kėto rezerva nė dritėn reale.

Ų      Ekipi i cili ka pėrpiluar Strategjinė e zhvillimit tė Energjetikės sė Kosovės nuk ka perfshirė ekspertėt meritor as vendor e as ndėrkombėtar. Komiteti i SHTAJNERIT po kėshtu nuk pėrfshin ekspertė, nuk ka ngritur grupe profesionale, nuk ka as ide e as projekte te gatshme pėr dalje nga kriza.

Ų      Strategjia e gabuar  me tė cilėn i qaset rehabilitimit te TC “KOSOVA B”, tė dėmtuar nga zjarri, ka dobėsi esenciale tė mospėrfilljes sė projektit bazė me ēka rrezikohet siguria nė punė e pajimeve dhe personelit atje.

Ų      Strategjia e aprovuar nga UNMIKU  pėr ne ėshtė ilegale ngase nuk ka participuar asnjė subjekt i vetem ambientalist nga politika, shoqėria civile apo institucionet vendore dhe si e tillė bie ndesh me tė Drejtėn e Ambientit duke  hapur mundėsi pėr paditje nė Gjyqin e Bashkimit Evropian.

Ų      Kosova meriton njė strategji tė qėndrueshme zhvillimore energjetike ngase ka pozitė gjeostrategjike energjetike pėr burim dhe kėmbim tė energjisė elektrike.

Ų      Kosova, pokėshtu ka sistemin e vet kompakt elektroenergjetik nė pikėpamje teritoriale dhe tekniko-teknologjike, fakte kėto nga tė cilat strategjia zhvillimore energjetike edhe duhet nisur.

Ų      Mungesa e plotė e kompetencave vendore nė sektorin e energjisė prejudikon edhe vet statusin final tė Kosovės tė pafavorshėm pėr ne.

Ų      Mungesa e njė opozite konstruktive brendaparlamentare nė Kosovė, pėrzierje e kompetencave edhe ashtu tė pakta, pafuqia dhe hutia e institucioneve vendore pėr tė luajtur njė rol opozite ndaj ndėrkombėtarve, etj, bėjnė qė nė Kosovė tė mos funksionojnė fare proceset demokratike, me pėrjashtim tė zgjedhjeve tė lira, e lėre mė kontrollin demokratik tė cilin do ta ushtronte opinioni pėrmes rolit konstruktiv tė njė opozite.

 Ky projekt i PGJK-sė  ėshtė i ngjajshėm mė ate tė aktivitetit 14-mujor, gjatė vitit 1999 dhe 2000, qė solli nė mbylljen e Shkritores sė Zveqanit dhe rezultoi me sukses. Prandaj kėrkojmė nga opinioni mirėkuptim, besim nė pėrpjekjet tona konkrete e profesionale qė t’i qasemi prroblemeve kapitale siē ėshtė p.sh. sektori i energjisė. Me pėrkrahjen e juaj ne prap do ia dalim mbanė me sukses!

 

 

© 2001 PGJK.org - Partia e tė Gjelbėrve tė Kosovės ( PGJK)

supported by Black-Eagle.NET