Aktuale
PARTIA E TĖ GJELBĖRVE TĖ KOSOVĖS
- PGJK
(GREEN PARTY OF KOSOVA)
Adresa: Rr. Shkupi, nr.19,
Prishtinė, KOSOVĖ
Tel: +377 44 /
160 701 / 160 702
E-mail:
pgj_k@yahoo.com
Website: www.pgjk.org
PLATFORMA P O L I T I K E E PGJK-sė 2007-2008
Partia e tė Gjėlbėrve tė Kosovės konsideron sė gjendja e pėrgjithshme nė
Kosovė ėshtė mjaft dramatike dhe e paqėndrueshme me tendencė tė
pėrkeqėsimit . Arsyet kryesore janė :
1. Procesi i percaktimit te Statusit tė Kosovės po shendrrohet nė lojra
pakufi sipas taktit Ruso-Serb
2. Gjendja shumė e rėndė ekonomike
3. Korrupsioni galopant nė tė gjitha nivelet qeverisėse
4. Ndryshimi klimaterik me pasoja e pamenagjueshme , si thatėsira,
zjarret, mungesa se ujit dhe dėmet e shkaktuara nė prodhime vendore tė
bujqėsisė.
Strukturat politike e qeverisėse vendore e ndėrkombėtare janė
gjetur tė pa pėrgatitura pėr tu pėrballur me kėto sfida tė mėdha. Prandaj
dhe situata quhet dramatike. Tani mė faji nuk ėshtė jetim. Qeveria dhe
lidershipi politik i Kosovės ka deshtuar rėndė, nė aspektin
politik,diplomatik,qeverises, si nė nivel vendor pokėshtu nė atė
ndėrkombėtar.
Statuskuoja e padurueshme me defaktorizim tė gjithmbarshėm tė
viteve 90-97 u thye me luftėn ēlirimtare tė UCK-sė dhe u kriua realiteti i
ri qė rezultoi me liri dhe defakto me pavarėsi nga Sėrbia.
Defaktorizimi poltik, instuticional dhe ushtarak i Kosovės nė
7 vitet e fundit ka krijuar statuskuo tė re. Pokėshtu e paduruehme pėr
popullin e Kosovės, me dmenzion ndėrkombėtar, por akoma i qėndrueshem.
Pritjet e kota tė 7 viteve tė para luftės dhe 7 tė tjera tė pas luftės kan
shkuar kot dhe Kosova e ka humbur hapa gjigant qė ka bėrė rajoni dhe bota
nė pėriudhėn e post Murit tė Berlinit.Nė veēanti defaktorizimi i pritjes
120 ditė tė K.S. tė OKB-sė mund tė jenė fatal pėr Pavarėsinė e Kosovės.
Ne njė situatė tė tillė Kosova pa u vonuar mė duhet tė
ndryshojė veprimet e veta nė fushėn politike , ekonomike , mjedisore ,
demokratike dhe ate tė sigurisė. Ndryshimet e tilla duhet bėrė
urgjentisht nė mėnyrė qė te dalim nga statuskuoja e tillė dramatike.
PGJK ėshtė e bindur se tani ėshtė momenti fundit pėr tė bėrė dy veprime
urgjente instuticionale:
A) Njė
Qeveri teknike emergjente
B) Shpallja e Pavarėsisė sė Kosovės pa as njė
vonesė
Momenti mė i mirė pėr kėto veprime ishte vizita dhe porosia e
Presidentit Bush nė Shqipėri, por klasa politike shqiptare u tregua e
verbėr nga vizioni politik dhe pa sens diplomatik.Tani e tutje ēdo ditė
vonese ėshtė mė pasoja tė paparashikueshme
PGJK vlerėson se tė gjitha kambanat diplomatike pėr njė gjė tė tillė janė
duke kumbuar por lidershipi shqiptar dhe kosovar janė tė shurdhėr.
Kush ka sadopak rrezon politik, sens diplomatik pėr tė lexuar prositė ,qė
vinin dhe akoma vijnė mesrreshtave, ne nuk guxojmė tė humbim as edhe njė
ditė tė pushimit katėr mujor tė OKB-sė nga problemi i Kosovės. Kosova
detyrimisht kontaktet dhe bisedat e ardhshme duhet tė i realizoi me Qeveri
tė fortė teknike dhe me Pavarėsi tė shpallur nga Parlamenti. Kjo do
forconte POZICIONIN NEGOCIATOR dhe kriohet presion i nevojshem ndaj
qarqeve vendimarrėse ndėrombėtare pėr tė u shpejtuar procesi i statusit tė
Kosovės.
Ndryshe mund shumė shpejt tė defaktorizojmė pavarėsinė e fituar defakto
nga Sėrbia dhe realiteti i ri i Kosovės tė ndryshoi nė favor tė Sėrbisė.
Kosova nė Procesi Negociator nuk pėrfaqėsohet si shtet
dhe nuk ka kapacitet pėrfaqsues. Pėrfaqesimi ėshtė i partive
politike e jo i institucioneve legjitime shtetrore vendimmarrėse. Ky
defekt i konvenon Serbisė dhe e prejudikon statusin gjoja se bisedon
shteti serb me perfaqesuesit e partive politike tė njė komuniteti e jo tė
njė entiteti shtetror qė aspiron pranim ndėrkombėtar.Nė fakt nga aspekti
diplomatik e politik Grupi i Unitetit nuk mund tė nėnshkruaj apo
perfaqėsoi maraveshje pėr shtetin apo ndėrshtetrore por vetem ēeshtje
teknike apo nivelin e tė drejtave tė njeriut.
Nga ana tjeter Grupi i Untetit paraqet njė unitet tė
pėfaqėsuesve tė partive politike dhe kjo ėshtė nonsens, nga se nė
demokraci nuk ka unitet por koncenzus tė partive politike. Ndryshe
uniteti pa opozitė paraqet edhe njė monizėm tjeter.Prandaj Grupi i
Unitetit nuk sjell asgjė tė mirė, ėshtė jotransparent ,nė raste tė
dėshtimeve ata bėhen dhe janė memec. Nė kėtė mėnyrė, nė rasat tė deshtimit
tė plotė komprementohen plotėsisht dhe humbin kredibilitetin e besimin e
qytetarve nė partitė politike, dėmtojnė rėndė procesin demokratik dhe nė
mungesė tė njė opozite kredibėl shkaktohet kaos dhe anarshi, revullucion
klasik dhe gjitha tė kėqiat tė njė shoqėrije jashtė kontrollit
demokratik.
Pokėshtu pėrflitet pėr njė lloi traktati tė miqėsisė nė
relacion Kosovė- Serbi. Njė gjė e tillė pa sovranitet dhe pavarėsi tė
pranuar ndėrkombėtarisht prejudikon statusin e vendit. Traktat i tillė me
ata tė cilet mohojnė lirinė e realitetin e ri tė Kosovės ėshtė njė lloi i
kapitullimi apo pozicion kuslingu i Grupit tė Unitetit para presioneve
Ruso-Serbe, nga njera anė dhe hezitimeve tė BE-sė nga ana tjeter. Si
traktat miqėsije kur akoma nuk kemi traktat tė paqės me Serbinė??
Serbia po kercnon mė armė e gjak lirinė e fituar te Kosovės. Ajo ka
shpallė luftė aneksioniste mė vet faktin se e ka pėrfshi Kosovėn nė
kushtetutėn e saj pas ndarjes me luftė qė ka ndodhė mė 1999. Prandaj
njė traktat i anėmiqėsisė, i pashkruar, tani egziston nė mes dy
popujve mė shekuj nė anėmiqėsi.
Traktati i MIQESISE ,ivertetė dhe dhe i shekullit, do tė duhej
tė nėnshkruhej nė mes Shqipėrisė e Kosovės nga njera anė dhe SHBA-ve nga
ana tjeter, pra nė mes popullit shqiptar dhe popullit amerikan qė mė tė
vertetė janė miqė tė sinēertė.
I. STATUSI DHE STATSUKUOJA POLITIKE E KOSOVES
PGJK vlerėson se nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė nuk mund
tė ketė nje zgjidhje tė mirė pėr Kosovėn konfrorm me realitetin e ri ,
lirinė dhe pavarėsinė defakto tė Kosovės e arritur nė vitin 1999 nga se
ky realitet i ri nuk ėshtė arritur as qe ėshtė aprovuar pėrmes K.S nė OKB.
Shifet qartė se dalja e ēeshtjes sė Kosovės pėr 120 ditė nga Kėshilli
i Sigurimit ėshtė bėrė me qellim qė mos tė kompromitohet mė tutje OKB-ja
nga loja politike e Rusisė. Prandaj kthimi i ēeshtjes sė Kosovės pas njė
pushimi prej 120 ditėsh nė Kėshillin e Sigurimit do tė thotė se procesi i
Statusit tė Kosovės po shendrrohet nė lojra pa kufi sipas taktit Ruso-Serb
.
PGJK konsideron se nuk ka kthim prapa as para vitit 1999 dhe
pokėshtu konsideron se nuk duhet tė ketė kthim prapa nė Kėshillin e
Sigurimit tė procesit tė njohjes ndėrkombėtare tė realitetit tė ri ne
Kosovė, nė veēanti jo para shpalles sė Pavarėsisė . Konstatimet se
Serbia duhet tė zgjedhė nė mes tė integrimit Evropian dhe Kosovės nuk
kanė qenė dhe nuk janė sinjale te mira per Kosovėn dhe vejnė nė
dilemė pranimin e realitetit tė ri edhe nga partneret tanė dhe forcojnė
apetitet Serbe pėr tė qendruar fuqishem nė pozicionin kunder pavarėsisė sė
Kosovės .Nė kėtė kuptim mund tė lexohen edhe strategjitė mė ogurzeza tė
Beogradit e Moskes lidhur me Ballkanin Pėrendimordhe shqiptarėt. Ashtu
siē u shkatėrruan sllavet e jugut nė mesvedi por mbi kurrizin e
shqiptarve, tani mund tė rifillojnė njė associacion tjetėr tė
integrimit tė tyre prap mbi kurrizin e shqiptarve, duke u nisė nga
Statusi i Kosovės dhe raportet e saja me Serbinė.Njė rrezik tė tillė duhet
lexuar e parandaluar me kohė.Proceset integrative duhet tė zhvillohen pėr
interes dhe logari tė secilit; sllavėt tė integrohen nė mesvedi mbi
kurrizin e vet dhe shqiptaret pokėshtu tė integrohen pėr interesa tė
tyre historike e kombėtare. Gjithėsesi shqiptaret edhe nė kėtė rast
dallojnė nga sllavet nga se kurr nuk kanė luftuar nė mesvedi dhe
integrimet e bashkimi i tyre ėshtė shumė mė i lehtė dhe i natyrshėm.
PGJK e bindur se Serbia nuk ka, as qė ka pasur
ndonjeherė sovranitet dhe integritet tė pranuar nderkombėtarisht mbi
Kosovėn . Nė kohėn kur Serbia , pas ndarjes me Malin e Zi, ėshtė bėrė
subjekt legjitim ndėrkombėtar dhe anėtare e OKB-sė, Kosova dhe integriteti
i saj faktik dhe teritorial ka qenė i pezuluar dhe nėn kompetencat e
OKB-sė . Sovraniteti i Kosovės ėshtė burimor nga se ai i
ish-Jugosllavisė ka vdekur apo ka kaluar nė njėsitė pėrbėrese federale
gjerė sa pjesa e ketij sovraniteti pėr Kosovėn ėshtė pezulluar dhe
ka mbetur nė nėn mbikqyrjen ndėrkombėtare. Prandaj pohimet e Serbisė pėr
sovranitet apo integritet mbi Kosovėn jane teori falso tė pabazuara nė
praktikat dhe realitetet ndėrkombėtare. Mirėpo pėr fat tė keq lidrshipi
politik i kosovar vazhdimisht po bie nė kėto gracka bizatine tė Sėrbisė .
Serbia si subjekt, apo sovraniteti e integriteti i saj, me as
njė fjalė tė vetme nuk permendet nė Rezoluta 1244 tė
OKB-sė dhe pohimet e Serbisė pėr sovranitet mbi Kosovėn tė bazuara nė tė
kaluaren e ish-Jugosllavisė janė hipotetike tė ngjajshme me integritetin
apo sovranitetin e perandorisė Osmane apo tė Austro-hungarisė mbi vendet e
pushtuara dikur nga kėto perandori .
Prandaj Kosova dhe stukturat e saj politike duhet tė
insistojnė me kėmbėngulėsi nė pranimin e Pavarėsisė sė Kosovės si realitet
i krijuar e jo tė hyjnė nė bisedime apo kompromise tė cilat mė shume janė
teorike dhe tė pa bazuara, apo kėrkesa tė parealizueshme tė Serbisė e
Rusisė,pėrdrisa ky realitet i ri ėshtė faktik dhe akoma i qėndrueshėm.
PGJK vleėson se me Statusin e ardhshem tė Kosovės nuk
pėrfundojnė proceset integrative brėndashqiptare dhe evropiane ,por
pėrshpejtohen ato. BE nuk duhet tė kamufloi mosunitetin dhe paaftėsinė
e saj pas perdes ruse, por tė pėrballet me realitetin e ri tė Kosovės dhe
tė veproi drejt nė pėrputhje mė realitetin e dezintegrimeve qė kanė ndodhė
nė ish-Jugosllavti dh pastaj tė filloi proceset intergrative nė B.
Pėrendimor.
Grupi i Unitetit, IPVQ-tė dhe partitė politike nė
pushtet dhe ato opozitare kanė kapitilluar nė kėtė proces
negociator lidhur me statusin e Kosovės. Jo vetem para faktorit
ndėrkombėtar por edhe para atij vendor. Prandaj nė fushatėn e ardhshme do
pėrdoret karta e tejdukshme e zhvillimit ekonomik. Mirėpo dihet mirėfilli,
qytetarėt pokėshtu e dinė, se mė statuskuo tė tillė, pa zgjidhjen e
statusit nuk mund tė kėt zhvillim ekonomik.Kėtė fushatė qytetaret do e
kuptojnė drejt pra vetem si njė farsė e asgjė mė teper.
PGJK konsideron se Kosova ėshtė kurthuruar nė krizė tė thellė
dydimenzionale. Dimezioni i parė ėshtė kriza e brėndshme dhe aai i
dytė kriza ndėrkombėtare rreth Kosovės.Tė dy kėto kriza janė
ballancuar dhe prodhojnė njė statukuo tė padurueshme por pėr fat tė e
qėnrdueshme gjerė nė ēthurje tė krizės sė brėndshme.Njė opzitė
demokratike e fuqishme, e bahkuar, e cila i mungon Kosovės nė kėto momente
do ishte faktori determinues pėr fillimin e fundit tė statuskuve tė
njėpasnishme dhe mbrotja substanciale e realitett tė ri nė Kosovė nga
defaktorizmi i mėtutejshėm. Si rezultat do kishim edhe pavarėsi edhe
sovranitet si dhe inegrime brendashqiptare dehe ato evropiane e
evro-atlantike.
II. ZGJEDHJET E ARDHESHME NE KOSOVE
PGJK i konsideron zgjedhjet e ardheshme shumė tė rėndėsishme pėr Kosovėn,
por ato duhet tė pėrgatiten shumė mirė dhe tė mbahėn nė fillim tė vitit
2008.Arsyet janė reale dhe tė shumta. Populli nuk pret dhe nuk beson mė
asgjė kėtyre institucioneve.
-Zhgenjimi dhe humbja e besimit tė qytetarėve nė strukturat qeverisese, nė
Procesin e Statusit madje edhe nė proēesin demokratik nė Kosovė ėshtė aq i
madh sa qė zgjedhjet do dėshtonin akoma pa u mbajtur. Prandaj para
zgjedhjeve institucionet duhet tė ndryshojnė veprimet e veta.
- Pokėshtu ėshtė rrezik qė nė kėto 120 ditet e annkthit tė pritjes pėr
status,po u mbajten zgjedhjet, qytetaret nė vend qė tė dalin nė vendvotime
do tė demonstrojnė para institucioneve pėr pritje tė kota dhe premtime tė
dhėna boshe nė zgjedhjet e gjerėtanishme. Nese dėshirojmė sado pak tė
rikthehet besimi qytetarėve duhet urgjetisht tė kalohet nė Qeveri Teknike
nga ekspertet e bollshėm e tė ditur qė diponon Kosova
- Kosova tani nuk ka as pozitė as opozitė tė mirėfillt. Ka njė
Grup Uniteti qė mė shumė i ngjan njė komiteti qendror
ish-monist i cili merr vendime institucionale dhe qė neser i shkelė koha
me ngjarjet e para ditore. Njė qeveri dhe klasė politike kaq e dobėt
mundohet tani ti mbaj dy bostana nder mjė sjetull duke u marrė nė tė
njejten kohė me dy proēese problematike dhe teper kritike siē janė
zgjedhjet dhe Statusi i Kosovės.Klasa politike duket se nuk e kupton
momentin kritik dhe dramatik nėper tė cilin po kalon Kosova.
- Pastaj afati shumė i shkurtėr pėr pėrpilimin e ligjeve dhe pėrgatitjeve
tjera teknike pėr tė cilat nuk mund tė arrjiė as OSCE e lėre mė
institucionet tona tė pa ekserjencė me organizimin e mbajtjėn e zgjedhjeve
problematike ēfar dhe do tė tregohėn nė momentin e mbajtjes sė tyre..
- Pragu zgjedhor i propozuar 5% ėshtė njė kryeneqsi e atyre qė po
mendojnė se kanė vu tapi tė patundshme mbi institucionet e Kosovės.
Pėrveq PGJK-sė dhe ca parti tjera tė vogla nuk ka parti tė
profilizuaara nė Kosovė,. Ato akoma janė duke kėrkuar vetveten duke mos
ditė se kush janė dhe ēfare duan. Partitė nė pushtet sot janė mė shumė
parti fisnore-feudaliste se sa parti politike moderne. Prandaj gara akoma
nė Kosovė as qė ka filluar pėr tė qenė parti tė verteta demokratike,
moderne e te profilizuara.Pas njė procesi tė tillė do formoheshin mė kohė
koalicionet parazgjedhore sipas profileve partiake e programore dhe pragu
nuk do ndikonte shumė as nė kualitet as nė kuantitet partiak.Tanipėrtani
nuk mund tė kėtė fare prag apo eventualisht 1% sa pėr tė hyrė nė garė, nga
se nė ēdo aspekt politik, partiak , institucional jemi fare nė fillim, nga
se gjertani nė Kosovė ka pasė vetem njė teater partiak e qeverises.
PGJK ėshtė e bindur se me zgjedhje mirė tė pėrgatitura,
me lista tė hapura, programe tė qarta,koalicione parazgjedhore dhe kuadro
me kredibilitet, tė pakorruptuara nė rrethin garues, Kosova mund tė
dali nga kolapsi i brėndshem poltik e institucional dhe do kishte
efekte shumė pozitive edhe nė arenėn ndėrkombtare pėr tė dal nga
statuskuoja e tanishme.
PGJK duke qenė e vetėdishme dhe mė vizion tė qartė nuk ėshtė marrė dhe nuk
do mirret as tani me punė tė kota irituese pėr qytetarin.Por do
pozicionohet nė anėn e shumicės 60-80% tė cilėt janė plotėsisht tė
paknaqur me politikėn aktuale kosovare dhe mė atė ndėrkombėtare, pokėshtu,
lidhur mė statusin dhe zhvillimet aktuale nė Kosovė.
PGJK do intensifikoi bashkėpunimin e bashkėbisedimin me
qytetaret kudo dhe saherė qė ineresat e tyre jetike janė tė rrezikuara. Me
veprime konkrete kreative e konfrontuese ndaj dukurive dhe bartėsve tė
tyre qė prekun ineresat jetike tė qytetarit duke filluar nga ēeshtja e
statusit gjer tė problemet mė elementare e tė drejtėpėrdrejta mė ndikim
nė mjedisin jetėsor, pronėn apo tė drejtat tjera qytetare. Vlenė tė ceken
TEC C, mungesa e ujit e rrymės apo pasojat e ndryshimit klimaerik i
pėrcjellur me thatėsi, zjarre apo redukim tė prodhimeve bujqėsore.
PGJK nuk do konkuron aty ku nuk ka sundim ligji , nuk ka demokraci, nuk ka
pluralizem e profilizim partiak dhe zgjedhje tė cilat legjitimojnė njė
gjendje tė tillė, apo statuskuo tė tillė.
PGJK solidarizohet edhe kėsaj radhe me 80% tė qytetarve tė
pakėnaqur me politikat e lidereshipit kosovar dhe me punen e dobėt e
korruptive tė institucioneve vendore. Ne besojmė se kėsaj radhe populli
nuk do tė mashtrohet lehtė nga premtimet bosahe tė pushtetarėve tė
gjertanishėm, tė bėn emotiv dhe tė votojnė prap vazhdimin e statuskuos sė
padurueshme.
III. KORRUPCIONI VENDOR E NDERKOMBETAR NE KOSOVE
PGJK vlerėson dhe konsideron se nė Kosovė korrupcioni i strukturave tė
ndėrlidhura vendore e ndėrkombėtare po arrin nivelin e njė mafije tė
rrezikshme, e ndėrlidhur me mafinė globale Ruso-sebe, tė cilen vėshtirė se
do munden pushtetet demokratike ta eleminojnė nė tė ardhmėn nga ndikimi
politik e ekonomik siē ėshtė rasti i megatenderit me TECKosova C. Nė
emėr tė, gjaja mbrotjes sė mjedisit, qarqe tė caktuara nga qeveria MEM-i,
B. Botėrore, AER-i ,hartojnė plane pėr riaktualizim tė projekteve tė
dikurshme serbe, nder mė djallėzoret, tė cilat nė realitet do e bėnin tė
pamundur jetėn normale nė rrafshin e Kosovės pikėrisht nga aspekti i
ndotjes, hapjes sė germadhave tė reja dhe ēvendosjeve tė popullatės nga
vendndodhja e resurseve tė qymyrit si dhe krijimi i njė mungese shumė tė
madhe tė ujit nė tė ardhmėn. Institucionet e paafta, dhe tė korruptuara,
klasa politike e korruptur,pa experjenca dhe pa expertė, tė gjitha kėto
bėjnė qė korrupcioni tė instutinalizohet dhe pasojat do tė ketė edhe pėr
vet tė ardhmėn e Kosovės dhe statusin politik tė saj.
Pėrveq popullit tė Kosovės shumkujt nė Kosovė i shkon pėrshtati njė
korrupcion i tillė galopanti ndėrlidhur me ingranazhe mafioze vendore e
ndėrkomtare nė nivel lokal,rajonal madje edhe global.
IV. NGROHJA GLOBALE DHE NDRYSHIMI KLIMATERIK
Si pasojė e Ngrohes Globale tani ndryshimi klimaterik ka ndodhė me vet
faktin e prishjės sė ekuilibrit natyror siē janė ēvendoja e tė reshurave,
vapa gjithnjė nė rritje dhe vershimet e pazakonta.Bota po vetėdisohet me
shpejtėsi marramense pėr rrezikun klimaterik, nė vecanti pas samitit G8 tė
ketij viti.Thatėsia e pazakont, zjarret dhe vershimet e pazakonta janė
tregues kryesoor tė ēvendosjes, dezekuilibrit dhe ērregullimit tė
klimaterik globale.E gjithė kjo ka ardhur si pasojė e rritjes enorme tė
koncentrimit tė dioksidit tė karbonit nė atmosferė nė shkallė afro 300%
vetem nė dy dekadat e fundit shkaktuar nga aktiviteti njerėzor nė planetin
tokė.
Kosova mė sė shumti tani ėshtė prekur nga ndryshimi i klimaterik nė
Ballkanin Pėrendimor.
PGJK nė vazhdimsi ka terhequr vėrejtėn pėr pasojat nga ndotja
e mjedisit pėr klimėn lokale dhe ate globale. Apelet tona pėr
vetėpvrmbatje ndaj mjedisit kanė has nė veshtė shurdhėr tė qeveritarve,
ndėkometarve nė Kosovė por edhe tė qytetarėve pėr fat tė keq.Tani jemi
mjaft vonė nga se lufta kundėr ndryshimit tė klimaterik duhet zhvilluar nė
ēdo shtėpi nė ēdo lagje dhe nė ēdo nivel qeverisės. Vetėdisimi per kėt
problem global por jetik pėr Kosovėn duket se do tė ndodhė pas marrjes sė
mėsimit nga pasojat nė rritje qė do i jetojmė.
Emėrgjencat nė ēdo nivel duhet tani mė tė ishin tė pėrgatitura pėr tu
pėrballur ēdo vit e mė shumė me zjarret nė male,fusha e vendbanime,pėr tė
siguruar ujin industrial dhe atė tė pijshėm i cili dhe tani mungon,pėr tė
luftuar sėmundjet tropikale tė cilat kan filluar tė arrijnė,pėr tė
shpėtuar prodhimet bujqėsore dhe pėr tė siguruar depozite tė ujit kur
dihet se nė Kosovė tė reshurat do tė jenė shumė tė pakta.Sektorėt tė cilėt
janė tė goditur nga ndryshimi klimaterik janė
bujqėsia,pylltaria,enėrgjetika,furnizimi me ujė dhe shėndeti publik i
qytetarėve. Siē ishte rasti emėrgjent i goditjes nė Kosovė nga vapa e
fundit me 44 gradė cencius dhe kur malet digjeshin e qeveritaret
kriheshin.Si ėshtė e mundur qė nga 70 mijė tė punėsuar nėn punės bugjetor
tė mos gjendet as edhe njė pylltar apo rojtar fushe nė pyjet apo nė fushat
e Kosovės tė cilat digjeshin flakė.
PGJK-ja konsideron se veprimet aktuale tė qeverisė nė
veēanti tė MEM-it nė fushėn e enėrgjisė bijen nė kundershtim
me situaten e krijuar nga ndryshimi klimaterik,me tė gjitha
normat,standardet dhe aksionet globale pėr tu mbrojtur nga nryshimi i
klimes.Veprimet e tilla qeveritare tė Kosovėes janė anakronike dhe me
pasoja tė rrezikshme pėr zhvillimin ekonomik mbrojtjen e mjedisit dhe tė
shėndetit publik si dhe me pasoja tė konsiderueshme pėr statusin e Kosovės
si dhe pėr ndėrtimin e stabilizimin e vendit konformė me zhvillimin e
qėndrueshem sipas standardeve tė BE-sė.
PGJK vlerson se situata komplekse dhe dramatike politike si
dhe ajo klimaterike nė pėrkeqėsim e siper, mund tė eskalojė duke e futur
Kosovėn nė njė konflikt apo lufte qytetare tė ngjajshėm me atė tė
Darfurit. Shantazhet dhe grackat bizantine tė e politikes se Beogradit po
punojnė dhe do tė punojnė edhe mė shumė nė tė ardhshmen pėr tė arrijtė
kėtė objektiv ogurzi tė strategjisė serbe kunder tė ardhmes sė Kosovės.E
gjithė kjo strategji e Beogradit lidhet me veriun e Kosovės konkretisht me
vendburimin kryesor tė ujit tė vendit siē ėshtė lumiIber dhe depoziti i
Ujmbanit apo Gazivodes
K O N K L U Z I O N
Pėr fundimisht Kosova ka nevojė urgjente pėr njė politikė tė re
demokratike, strategji tė re moderne politike e ekonomike tė guximshme
largėpamese pa hipoteka nga e kaluara tė liderve apo partive politike nė
aspektin vendor apo ndėrkombėtar dhe tė veproi shpejt nė mėnyrė qe vendi
mos tė futet nė kaos tė pėrgjitshem duke marrė parasysh masėn kritike prej
80% tė qytetarėve tė pakėnaqur dhe tė pa shpresė pėr njė tė ardhme mė tė
mirė.Forca e re politike mund tė ngritet, fillimisht, nė njė formė tė njė
OPOZITE E BASHKUAR, e fuqishme nga subjekte politike, inelektual e
profesionist, tė pakorruptuara e tė pakonsumuara pa hipteka, profesionele
si nė fushėn politike dhe ekonomike. Kjo opozitė do kthente besimin e
humbur tė qytetarėve dhe do ngjallė shpresat pėr rend demokratik mbi
sundimin e ligjit dhe permes zgjedhjeve tė verteta demokratike e
transparente do e nxirrte vendin nga nga kurthi i dy krizave tė
ndėrlidhura; kriza e brėnshme dhe ajo e jashtme ndėrkombėtare.Pas
kėtij riorganizimi dhe rikthimi tė besimit tė qytetarėve, Kosova pėrmes
zgjedhjeve tė lira e transprente , diku nė Pranveren e vitit 2008 do mund
tė fillonte daljėn nga kriza e brėndshme si determinantė e zgjidhjės edhe
tė krizės ndėrkombėtare rreth ēėshtjes sė Kosovės.
Prishtine,
PGJK
07 Shtator 2007
|