Aktuale
 

PARTIA E TË GJËLBËRVE TË KOSOVËS (PGJK)

GREEN PARTY OF KOSOVA

Adresa: “Veterniku” Nr. 19, Prishtinë/KOSOVË

Tel. ++ 377 (0) 44 160 701; ++ 377 (0) 44 124 938

Email: pgj_k@yahoo.com

www.pgjk.org

 

KUVENDI I IV ZGJEDHOR 2006

 

                        F J A L A    H Y R E S E

 

 

Zonja e zoterinje, te nderuar pjesemarres,

 

Partia e te Gjelberve te Kosoves, pikerisht ne  Shtator 2006  mbushi plote 15 vite te veprimtarise e egzistences se vet ne skenen politike e mjedisore ne Kosove. Per nje subjekt politik ambienalist ishte dhe mbetet  shume e veshtire te veprohet ne Ballkanin e trazuar, me varferi ekstreme e me mentalitete te vjetra jodemokratike, e vecmas te veprosh ne Kosove eshte nje golgote e vertete. Por per ne dhe  ata te cilet kuptojne vlerat themelore te jetes se qytetarve , rreziqet qe kercnojne ato vlera dhe sfidat per parandalim te ketyre rreziqeve marrim kuroja e guxim per te u perballur me te gjitha problemet per te vazhduar luften kreative konfrontuese per redefinim te progresit, krijimin e je mentalitet te ri per rendesine jetike te mjedisit jetesor dhe arritjen e nje zhvillimi te qenrushem ekonomik, shoqeror e mjedisor.

 

Sfida kryesore per shoqerine kosovare dhe po keshtu edhe per PGJK-ne eshte te shpetohet realisht cka mund te shpetohet, ne keto ore te vona, thene kushtimisht, nga rreziqet e medha qe pokanosen si defaktorizimi i vazhdueshem i shoqerise kosovare, varferia ekstreme ne rritje, shkatrrimet e mjedisit ne cdo ane, coptimi e cpronesimi i Kosoves nga vlerat dhe resurset me te bukura e me te pasra natyrore permes decentralizimit  te famshem, planifikimet ogurzeza te MEM-it ne Energjitike, korrupcioni gallopant ne te gjitha nivlet e strukturave te shoqerise e ne vecanti ne ato qeveritare etj.

 

   Partia e te Gjeberve te Kosoves me guxim e vizion politik, qiltersi demokratike  ka vepruar dhe vazhdon te veproje gjate gjithe kohes. Ne vitin 2001 ashper kundershtuam Marveshtjen Hakkerup- Qoviq per decentralizim duke pare rrezikun qe sot po e shofin te gjithe, por me vonese te madhe.

Veprimet e fundit te Serbise me kushtetuten dhe referendumin e tyre paraqet nje akt te agresionit juridik ndaj Kosoves per aneksim, mund te kuptohet edhe si shpallje e luftes ne formen me klasike. Keto veprime te Serbise jane kercenim serioz per paqen ne rajon dhe provokim i hapur per bashkesine nerkombetare e angazhuar ne procesin e Kosoves. Nje akti te tille i ka hapur deren dialogu dhe koncesionet e Vjenes, me veprime amatoreske te pales kosovare ne keto bisedime. Ky akt tregon se bisedimet e Vjenes me Serbine ishin te panevoshme dhe te demshme per Kosoven. Serbia, pas vitit 1999 me asnje fjale te vetme nuk permendet ne asnje dokumet nderkombetar si subjekt lidhur me Kosoven, as ne Rezoluten 1244 te OKB-se.Ne vendet postkonfliktuoze OKB-ja  ka mandat te procesit te pavaresimit nje vendi, gjersa BE-ja nuk e ka kete mandat.  BE-ja  kamandat ne procesin e integrimit te shteteve sovrane  ne kuader te saj. Me kete kalim, pa perfunduar procesi i statusit, edhe me shume veshtersohet dhe rrezikohet vullneti politik i popullit te Kosoves.

 

 

 Bisedimet e Vjenes dhe decentralizimi i tille do te paralizon: levizjen e lire ne Kosove, shfrytezimin e qendrushem te resurseve e pasurive natyrore, funkcionimin e shoqerise demokratike madje edhe furnizimin me uji te pishem per popullaten ne rrafshin e Kosoves. Keto probleme i solli defaktorizimi politik  i Kosoves dhe Qeverite e perkohshme e gjithnje me te paafta e me  te korruptuara per 7 vite rresht. Hekuri duhet rrahur perderisa eshte i skuqur thot fjala e urte popullore. Prandaj klasa politike e Kosoves duhet te ndal hapat e gabuar dhe dhe te gjej rrugen e drejte per realizimin e aspirates se popullit.

            Projeket e PGJK_se, si ato politike ,ekonomike e mjedisore jane praktike , pragmatike ne mbrojte te vlerave themelore te shoqerise kosovare dhe zhvillimit te qendrushem te saj. 

 

 

 

 PGJK-ja eshte shume te vendosur qe projektet e saja politike e mjedisore ti perfundojme me sukses dhe me kete rast po ceku ca nga ato te cilat jane te njohura edhe per opnionin:

-         Rehabilitimi i zones se Mitrovices nga pasojat katastrofike te ndotjes e kontaminimit me metale te renda nga Shkritorja e Zvecanit. Pokeshtu edhe zona reeth KEK-ut dhe ajo e Hanit te Elezit  kane nevoje urgjente per rehabilitim e investime ne mbrotjen e mjedisit jetesor dhe shendetit publik te qytetarve.

-         Rrenimi i Qendres Administrative Protokilare ne Germi per ne eshte kruciale per funkcionimin  dhe sundimin e ligjit ne Kosove , vecmas ne fushen e ndertimeve te egra.. QAP-i eshte ceshtje Drajfus per sundimin e ligjit ne Kosove.Nga kjo ceshtje do varet se Kosova do behet nje vend ligjor apo nje vend i anarkise dhe voluntarizmit te pushtetarve dhe bosave me para nga prapaskena polititike dhe nentoka alias siciliane.

-          Moderimi i Stratategjise dhe Politikave Energjitike te Kosoves. Pra heqje dore nga politikat e dikurshme megallomane serbo-sllave per shfrytezim maksimal e dinamik, pakritere te resurseve te lignitit- nje politike eksportuese e viteve 70 e projektuar ne Beograd, sic eshte rasti i TEC “ Kosova C „

Ne kerkojme qe Kuvendi i Kosoves me ne fund, te rreflektoi drejt dhe te marrin ne shqyrtim dhe te implementoje Strategjine moderne te PGJK-se e ekspertve te pavarur, cila eshe dorezuar ne Kuvend ne Nentor 2005 dhe akoma nuk ka nje pergjigje lidhur me kete ceshtje kruciale per zhvillimin e vendit dhe mbrotjen e vlerave baze te mjedisit jetesor.

Sektori i Energjise ne Kosove ka nevoje urgjente  per te siguruar energji optimale per nevojat e veta duke u nise nga praktikat e strategjite moderne, pra duke u orjentuar,paralelisht, ne te gjitha llojet e burimeve energjitike ne dispozicion, eficiences se energjise duke u bazuar ne nijsi te vogla e decentralizuara te cilat japin rrezulltat shpejt per cka ka nevoje me se shumti Kosova.

-         Rregullimi e rekultivimi i deponise se hapur miliona tonesh ne TEC „Kosova A“, heqje dore nga projeti MEM-it e UNMIK-ut per cvendosje ne menyre mekanike e primitive per ta derrdhur ne germadhen e Minieres se Mirashit. Kjo menyre e bartjes se hirit do shkaktonte katastrofe te vertete  nga ndotja me pluhur fluturues ne tre komunat perfhire edhe Prishtinen. Prekja ne kete fole te grejzve njedisor  pas 5 dekadave te deponimit te hirit dhe lloj lloj kemikateve te rrezikshme ne brendine e saj eshte gabim i madh apo qellim shum i keq. Ajo cka na habite pamase eshte gacmeria e Bankes Boterore per te financuar nje projekt te tille vrases ne aspektin mjedisor e te shendetit publik. Pra zgjidhja e vetme eshte rekultivimi , shendrrimi ie deponise ne nje park te nevojshem per zonen industriale  per te permbushe lloj lloj aktivitetesh sportive e rekreative.

-         Lufta e pakompromis me korrupcionin gallopant ne Kosove i cilidita e dites po zgjeron kthetrat vdekjepruese per zhvillimine vendit ne te gjitha strukturat ekonomike, qeverisese, ne arsim, kulture emoral te shoqerise kosovare.

Realizimi i ketyre projeteve dhe shume te tjera te cilat nuk po permendi sot, do realizohen permes strategjise se PGJK-se se senzibilizimit te vazhdueshem dhe konfrontimit kreativ joviolent kunder barteseve te ideve ,programeve e projekteve te gabuar , korruptive, apo te demshme per vlerat themelore, per zhvillimine vendit, te cilat rrezikjne shendetin publik te qytetarve, apo zhvillimin demokkratik e integrues te vendit. Gjithmone duke rrespektuar ligjet ne fuqi dhe duke denoncur veprimet e dukurite e demshme ne rruge ligjore ne inatanca vendore e nderkombetare.

-           Sa i perket bashkepunimit nderkombetar per PGJK-ne po vijne kohra me te mira. Kemi oferta per bashkepunim nga Sllovenia, Kroacia, Anglia, Suedia etj. Pra jemi duke dale nga nje lloi izolimi qe na ishte imponuar ne vitet e paslufes nga arsyeja qendrimit tone politik te dinitetshem dhe arsyeja tjeter eshte Statusi  akoma i padefinuar i Kosoves.

-         Lidhur me strukturen e brendeshme partiake ka pak ndryshime. Per shkak te mosaktivitetit eshte mbylle dega e Gjakoves dhe eshte hap dega ne Ferizaj.

-         PGJK-ja ka filluar shtrirjen e degeve edhe ne diaspore. Keshtu eshte themeluar dega ne Chikago te SHBA-vedhe pritet themelimi i deges edhe ne Londer dhe ne vendet tjer te Evropes.

-         Statuti, Plateforma prodramore dhe vet Programi  I PGJK-se nuk ka nevoje per donje ndryshim nga se keto dokumenta partiake jane mjaft moderne, te bazuara ne standarde nderkombetare te veprimtsrise se partive simotra ne Evrope dhe ne Bote dhe te pershtatura rrethanave konkree ne Kosove.

 

                             Ju falenderoi per vemendje.

Prishtine

07 / Tetor / 2006                                                     DAUT MALOKU, Kryetar

 

                         KRYESIA E RE E PGJK-se

                  Kryesia e PGJK-se ka kete perberje prej 15 anetareshe:

                        1.....DAUT   MALOKU.............................................Krytar

                        2....VAHDET   PRUTHI.........................................Nenkryetar

                        3....ARIJETA   RUKOVCI.............................Sekretare e Pergjitheshme

                        4.....GANI   SPAHIU................................................Anetar

                        5......BASRI   BEKA................................................Anetar

                        6.....ARBERESHA   HAXHIBEQIRI .....................Anetare  

                        7.....IBRAHIM TERSHNJAKU…………………...Anetar

                        8….ZAHIDE  GASHI…………………………….Anetare

                        9….ABDULLAH   DACI…………………………Anetar

                        10….MAGBULE   KRASNIQI...............................Anetare

                        11….SONJA   BLAKAJ..........................................Anetare

                        12….ENVER BERBATOVCI.................................Anetar

                        13….LABINOT   RECICA……………………….Anetar

                        14….EJUP   BYQMETI………………………….Anetar

                        15….BEKIM   AHMETI…………………………Anetar

 

 

© 2004  PGJK.org - Partia e të Gjelbërve të Kosovës ( PGJK)

supported by Black-Eagle.NET