Aktuale
PARTIA E TĖ GJELBĖRVE TĖ KOSOVĖS
- PGJK
(GREEN PARTY OF KOSOVA)
Adresa: Rr. Shkupi, nr.19,
Prishtinė, KOSOVĖ
Tel: +377 44 /
160 701 / 160 702
E-mail:
pgj_k@yahoo.com
Website: www.pgjk.org
K O M U N I K A T E P E R O P I N I O N E
PGJK-sė
Partia e
tė Gjėlbėrve tė Kosovės vlerėson se Zgjedhjet e 17 Nėntorit 2007 janė
shumė tė dėmshme pėr Procesin e Statusit tė Kosovės. Zvarritjet e
gjertanishme dhe pėrputhshmėria e Negociatave shtesė pėr Statusin e
Kosovės me kėto zgjedhje janė tė montuara.
Qellimi I
vertetė e kėtyre zgjedhjeve ėshtė qė Kosova tė mirret me vetveten,nė kėto
momente dramatike kur rreziku i legjitimimit tė ndarjes sė Kosovės ėshtė
real.
Nga ana tjeter Zgjedhjet e kėtij
viti do shkakėtojnė zvarritjen tjetėr tė Statusit gjer nė fillimviti 2008
kur startojnė zgjedhjet Presidenciale tė Rusisė KGB-iste dhe dhe si
rezultat do pasojnė presione tė fuqishme ndėrkombėtare tė cilat do tė
imponojnė shtyrjėn tjeter gjerė nė vitin 2009.
Nė kėtė mėnyrė kėrkesat dhe apetitet
serbo-ruse po plotėsohen nė dėm tė Kosovės dhe statusit tė saj politik.
Faji nuk ėshtė jetim, por pikėrisht qendron tė lidershipi kosovar i etshem
pėr tė mbajtė pushtet pa shtet edhe pėr njė mandat tė turpshėm.
PGJK
konsideron se Karroca e Pavaėsisė sė Kosovės ėshtė ngujuar nė njė
Qorr-tunel. Lidershipi kosovar nuk ėshtė nė gjendje tė ta lėvizi nga aty,
edhe po tė dėshironte, para vitit 2009.
PGJK
konsideron se nuk ka zgjidhje demokratike nė Kosovė pa zgjidhjėn e
ēėshtjes sė statusit, ose sė paku jo pa patur sinjal tė qartė pėr fundin
e Procesit tė Statusit tė Kosovės.
PGJK
kundershton ashpėr zgjedhjet tė cilat bazohen nė Rezolutėn 1244, edhe 5
vite pas skadimit tė mandatit legjitim tė saj, pėr tė gjeneruar edhe njė
qeveri tė pėrkohshme tė rashes dhe njė parlament tjeter tė kukullave.
Kosova nuk ka opozitė tė mirėfillt dhe pa opozitė nuk ka demokraci as
zgjedhje demokratike.
PGJK apelon
qytetaret qė mos tė mashtrohen me manipulime e premtime tė kota tė partive
pjesėmarrėse nė kėto zgjedhje, por tė i bojkotojnė edhe mė shumė se sa
ato nė vitin 2004. Nė kėtė mėnyrė nuk do tė legjitimohet Grupi I Unitetit
edhe ashtu i kapitulluar para politikės ofensive e tė blinduar Ruso-serbe.
PGJK, si
patri e ēiltėr e pakorruptuar dhe duke qenė vizionare pėr ecurinė e
proceseve qė po i pėrjetojmė sot i ka bojkotuar edhe Zgjedhjet
Parlamentare 2004, nė mėnyrė qė tė mos baltisemi nė mesin e institucioneve
tė korruptuara,tė paafta dhe me defiēte tė theksuara profesionle e
kombėtare
-
PGJK solidarizohet edhe kėsaj radhe me 80%
tė qytetarve tė pakėnaqur me politikat e lidereshipit kosovar dhe me
punen e dobėt e korruptive tė institucioneve vendore. Ne besojmė se kėsaj
radhe populli nuk do bėhėt emotiv dhe tė mashtrohet lehtė nga premtimet
boshe tė pushtetarėve tė gjertanishėm dhe tė votojnė prap vazhdimin e
statuskuos sė padurueshme.
Prandaj duke
u bazuar nė realitetet e paraqitura mė lartė PGJK nė mbledhjen e Kryesisė
sė Zgjeruar tė dt. 07/09/07 ka marrė keto vendime:
1.
Tė bojkotohen Zgjedhjet Parlamentare dhe ato Lokale tė Kosovės tė
parapara pėr 17 Nėntor 2007.
2.
PGJK tė bėjė pėrgatitjet qė gjatė fushatės elektorale tė
Zgjedhjeve tė Nėntorit 2007 tė zhvilloi njė fushatė tjetėr pėr tė
vėdijsuar qytetarėt qė sa mė shumė tė bojkotojnė kėtė farsė nga e cila
tė gjithė po I vuajnė pasojat e ketyre politikave tė gabuara dhe
mashtruese tė institucioneve aktuale tė Kosovės, ashtu qė statuskuon e
padurueshme ta bėjmė tė paqendrueshme.
3.
PGJK tė pėrgatitet pėr zgjedhje tė parakohshme e tė mirėfillta, tė
cilat duhet dhe mund tė mbahen nė Pranverėn 2008, kur shumė gjera do tė
jenė mė tė qarta dhe kur mund tė konsolidohet edhe njė opozitė e fuqishme
demokratike kredibėl jashtėparlamentare, pėr tė ringjallė shpresat e
humbura tė shumicės sė qytetarėve tė Kosovės
4.
PGJK iu bė thirrje tė gjitha forcave politike e
intelektuale, tė sinēerta e tė ditura, tė cilat ndajnė me neve kėto
brenga, tė punojmė sėbashku pėr tė pėrfaqėsuar ineresat e kėrkesat
kombėtare e demokratike tė qytetarėve tė pakėnaqur mė punėn dhe deshtimet
e njėpasnjėshme tė politikės kosovare, nė mėnyrė qė nė rrugė demokratike
tė arrijmė tė tejkalojmė statuskuon e padurueshme. Defaktorizimi i
vazhdueshem i realitetit tė ri tė pasluftės nė Kosovė, nė tė ardhmėn e
afėrt, mund tė shpijė nė njė kaos mė pasoja tė paparashikueshme.
Njė gjė tė tillė duhet parandaluar nė rrugė demokratike.
Prishtine,
Per PGJK-ne:
7 Shtator 2007 Daut Maloku, Kryetar
|