Aktuale
 

PARTIA E TĖ GJĖLBĖRVE TĖ KOSOVĖS (PGJK)

GREEN PARTY OF KOSOVA

Adresa: “Veterniku” Nr. 19, Prishtinė/KOSOVĖ

Tel. ++ 377 (0) 44 160 701; ++ 377 (0) 44 124 938

Email: pgj_k@yahoo.com

www.pgjk.org

 

K  O  A  L  I  C  I  O  N  I      G  E  R  M  I   A     2005

 

Kush eshte Koalicioni  GERMIA 2005

 

Jemi 9 shoqata joqeveritare dhe Partia e te Gjelberve te Kosoves te bashkuar ne nje fushate te perbashket me moto SEBASHKU TE MBROJME GERMINE. Me vetdije ekologjike do ngritum zerin dhe aktivitet tona  kunder intensifikimit te shkatrrimeve te Germise. Sinjali per alarme eshte dhene me rastin e fiilimit te puneve ndertimore per ndertesa qeveritare ne zemer te Peisazhit te Mbrojtur duke hap rreziqe te medha per ekosistemin e masivit malor dhe uljen e biodiversitetit ne zone.

 

Cka paraqet Germia

 

Germija paraqet:

-         Peisazh i Mbrojtur i kategorise V-te ne Regjistrin e Unionit Nderkombetar per Ruajtjen e Natyres(IUCN), me siperfaqe 1168 hektaresh.

-         Eshte ne Listen Boterore te Zonave te Mbrojtura

-         Me Vendimine Kuvendit Komunal te Prishtines 1987, fl. Zyrtare 43/87, Germia eshte shpalle Park Natyror me siperfaqe 1168 hektaresh.

-         Masivi malor i Germise me lartesi mbidetare nga 663 gjer 1050 mera, temperature mesatare vjetore 9,8 grade celsius, vegjetacion te dendur paraqet nje shkalle te larte te biodiversitetit me mbi 610 lloje te flores vaskulare dhe 32 lloje shpendesh e 19 lloje xhitaresh nga spekri i gjere i faunes, etj.

 

Cka kerkojme?

 

 

1.Te rrespektohen te gjitha standardet dhe dokumentat vendor e nderkombetar mbi bazen e te cilave Germia eshte Peisazh i Mbrojtur ne siperfaqe 1168 hektaresh.

2. Te ndalohet menjehere degradimi i metutejshem i Peisazhit te Germise dhe urgjentisht ndalimi i punve ndertimore per ndertesa qeveritare qe ka filluar ne thellesi te zones se mbrojtur, pika me e ndishme e ekosistemeve pyjore.Pokeshtu kthimi i vendgermimit qeveritar ne gjendje te me parshme dhe pyllezimi i asaj pjese, apo ndertimi i grazhdeve malore per te ushqyer shtazet e egra.

3. Rehabilitimi pyllit dhe vendburimeve ujore, nje transport ekologjik brenda zones dhe kthimi I stileve tradicionale te jetes ne kete zone si komponente e Zhviilimit te Qendrushem.

4.Cdo nderhurje eventuale ne Germi, si Peisazh i Mbrojtur,detyrimisht kerkon te behet Pasqyra e Ndikimit( impaktit) Mjedisor, qe eshte standard themelor, i cili mund te behet nga institucioni profesional e i pavarur.

5   Ne cdo vendim qeveritar per ceshtjen e Germise, kerkojme participim te qytetarve ne vendim-marrje bazuar ne Koventen e ARHUS-it lidhur me te drejten per informim e particim per ceshtje mjedisore.

 

 

Motivet tona                             

 

- E drejta e Mjedisit eshte kuader i te Drejtave Themelore

- Ruajtja e Peisazhit te Germise eshte esencial per kualitetin e jetes se qytetarve te Prishtines e me gjere.

- Resurset mjedisore qe ofron Germia per qytetaret jane te mira kolektive dhe nuk mund te uzurpohen nga persona privat apo instanca qeveritare nga se paraqesin interes vital per shendetin publik, rehabilitim shendetesor te kategorive te rrezikuara shendetsore si pleqet, femijet grate, pastaj rekreacioni, sporti defrimi e shetitjet ne ajer te paster kur dihet se Prishtina me ndotje industriale nga Termocentralet, nga automobilat e papastertia rrezikon shendetin e mbi 600 000 qytetarve te saj.

 

 

Si do te veprohet                                           

  

Koalicioni Germia 2005 bazuar ne moton SEBSHKU TE MBROJME GERMINE, do perdori te gjitha mjete demokratike te veprimit si instrumentae bindese per te parandaluar shkatrrimet apo ndertimet e egra  brenda zones se  Peisazhit te Mbrojtur.

Opinioni publik  dhe qytetaret per ne jane force shtytese qe do na ndihmonin per te perballuar presionet ndaj ndaj Germise  dhe ndaj neve qe jemi dale ne mbrotje te ketij ineresi vital te qytetarve te Prishtines.

Ne instance te fundit te mosbindjes e mosperfilljes nga autoritetet qeverisese lidhur me ndertimet kunder cdo standardi demokratik e mjedisor , jemi te detyruar te ngritim padi dhe  Arbitrazhe ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise dhe te ftojme ne ndihme organizata profesionale mjedisore sic eshte Greenpeace etj.

 

Apel

 

Ftojme qytetaret qe te na perkrahin ne kete fushate e cila ka per qellim ruajtjen e vlerave mjedisore nga shkatrrime qe po i pergatiten Germise. Germia paraqet te vetmet mushkri te qytetit tone.

JO GERMIA KARAGJORGJEVE!!!

Askush nuk eshte mbi ligjin , pra dhe askush nuk mund te  bej ndertime te egra, jashte destinacionit ne brendi te zones se mbrojtur.

Koalicioni 2005, si Shoqeri civile,fton UNMIK-un dhe IPVQ-te te rreflektojne drejte ne menyre ligjore e logjike ne kuptim te mbrojtjes se vlerave te Germise dhe te ndermarrin masa te menihershme per ndaljen e punimeve dhe sanimit te demit te shkaktuar brenda zones se mbrotur te Germise.

Prishtine,  27/06/2005                                                           Koalcioni Germia 2005

© 2004  PGJK.org - Partia e tė Gjelbėrve tė Kosovės ( PGJK)

supported by Black-Eagle.NET