Aktuale
 

PARTIA E TĖ GJĖLBĖRVE TĖ KOSOVĖS (PGJK)

GREEN PARTY OF KOSOVA

Adresa: “Veterniku” Nr. 19, Prishtinė/KOSOVĖ

Tel. ++ 377 (0) 44 160 701; ++ 377 (0) 44 124 938

Email: pgj_k@yahoo.com

www.pgjk.org

 

DEKLARATE PER OPINION E PGJK-SE DHE SHOQERISE CIVILE

 

PGJK me perkrahje te shoqerise civile dhe ekspertve te pavarur nga lemia e energjitikes kundershton ashper riakualizimin e Programit 2100MW, apo TC “ KOSOVA C ” , projekt i perpiluar vite me pare nga Jugelli e Energoprojekti te  Beogradit, te cilin tashti MEM-i po e promovon si strategji  zhvillimore energjitike per Kosoven. Qellimet dhe ngutia e MEM-it per kete program , nga i cili do dilte nje mega tender jane korruptive, gjersa per Serbine dhe ca qarqe nderkombetare eshte nje strategji e re qe ne rrethanate reja ne Kosove, permes privatizimit te vazhdohet, si ne te kaluaren, me shfrytezimin pa kriter te resurseve kapitale te lignitit per te lene Kosoven edhe me tutje ne prapambetje te zhvillimit ekonomik,mjedisor e social, larg nje zhvillimi te qendrushem ekonomik e per pasoje edhe do te bllokohej perspektiva e integrimit te vendit tone ne BE.    

Ne kemi 100 argumete te qendrushme kunder strategjise Ekportuese te MEM-it, ndersa ata nuk kane snje argument te vetem te qendrushem perveq farses propoganduese.

Kosova ne 50 vitet e shkuara ishte ekportues i energjise ne ish-Jugosllavi, por nga kjo arsye mbeti e fundit me zhvillim ekonomik, KEK-u mbeti barre e Bixhetit te Kosoves dhe mjedisi rreth KEK-ut I shkaterruar me miliona tona hi e djerrine mbi token e pjellore.

Nese dikush mendon apo planifikon se ashtu sic ka shfrytezuar Beogradi ne te kaluaren Trepcen dhe Enegjitiken e Kosoves, tani e tutje I takon edhe Greqise te shfrytezoi resurset energjitike te Kosoves, atehere duhet te dihet se kush qendron prapa ketyre skenareve ogurzeza.

Privatizimet ne sektorin ne sektorin e energjise ne gjithe boten, si ne vendet e zhvilluara dhe  ato ne tranzicion fillon nga kapacitet e vogla. Pra do ishte rast unikal ne bote nese MEM-I do privatizonte resurset kapitale dhe ate duke mos pase fare kompetenca mbi keto resurse. P.sh  Franca akoma nuk ka asnje objekt kapital energjitik te privatizuar e ngjashem eshte edhe me shtetet tjera te zhvilluara apo ne zhvillim.

Energjitika nuk eshte loje kalamajsh por baze e nje zhvillimi te gjithembarshem ekonomik nese ajo shfrytezohet per nevoja vendore. Ndyshe eksporti I energjise elektrike ekporton edhe zhvillimin ekonomikte te vendit eksportues.

PGJK konsideron se perderisa Evropes iu neviten 50 vite per itegrim te sektorit te energjitikes, pokeshtu edhe Ballkanit, me mentalite te vjetra, do I duhet shume kohe qe te funkcionoje tregu rajonal I energjise. Rasti me fresket I deshtimeve ekonomike ne Ballkan eshte Pakti I Stabilitetit per Evropen Juglindore.

 

PGJK, shoqeria civile dhe ekpertet e pavarur te involvuar ne kontestin e programit dhe Strategjive zhvillimore energjitike te Kosoves, iu bene thirrje publike autoriteve kosovare: Kryeparlamentarit Berisha, Kryeministrit Ceku e ne veqanti opzites parlamentare qe te reagojne dhe rreflektojne lidhur me keto probleme kruciale te cilat jane determinuese per ardhmen e vendit dhe me pergjegjesi institucionale te marrin ne shqyrtim dokumentin zyrtar te Strategjise Zhvillimore Energjitike” ENERGJI PER ENERGJI’’, te cilin PGJK I ka dorezuar zyrtarisht Kuvendit te Kosoves me 16 Nentor 2005. Ndryshe te gjitha pergjegjesite dhe implikimet, lidhur me kete qeshtje do I bart  vet Kuvendi I Kosoves dhe autoritet perkatese. 

 PGJK kosideron se per gjera te tilla siq eshte riaktualizimi Programit 2100MW ,apo TC “ KOSOVA C ” , nje project I dikurshem megallo-komunist, tani I promovuar si politike eksportuese e MEM-it,  me impact negativ ne themelet e zhvillimit ekonomik,mjedisor e social te vendit kompetent eshte vetem REFERENDUMI POPULLOR, i pergatitur mire me deklarim te qytetarve si forma e vetme demokratike per vendimmmarrje, nga se kemi e bejme me qeshtje me iteres te vecant publik e strategjik per vendin.

 

Nese Kuvendi i Kosoves nuk reflekton ne menyre institucionale sipas procedures ligjore lidhur dokumentin zyrtar te PGJK-se gje me 05 Qershor 2006 ne Diten Nderkombeare te Mjedisit edhe ne nuk do rrime duar kryq.

PGJK vlerson se debate I MEM-it gjoja me qytetaret lidhur me Programin 2100MW eshte farse e ministrit Ceku me miq e jorana, perderisa Srategjia Energjiike e PGJK-se dhe Shoqerise civile tani e 6 muaj rrine ne sirtaret e Kuvendit te Kosoves.

PGJK konsideron se edhe mediat kane obligim moral e etik para opnionit vendor qe te hapin kete ceshtjedhe te inkuadrojne ne debate shoqerine civile dhe ekspertet e pavarur e jo vetem te percjen farsen e ministrit Ceku.

 

PGJK dhe shoqeria civile apelon opnionin se Strategjia Eksportuese e MEM-it rrezikon seriozisht qe Kosoven ta shendrron ne nje vrime te zeze te Ballkanit dhe Evropes ne aspektin ekonomik, mjedisor e social duke lene vendin larg rrjedhave moderne zhvillimore e integruese nga se do ishte I vetmi vend ne Evrope me orjentim eksportues te energjise elektrike.

 

 

Prishtine,                                                     Per PGJK-ne:

18 / 05 /2006                                         Daut Maloku, Kryetar

 

 

                                        Per Shoqerine civile:

OJQ- AMBIENTI  DEMOKRACIA

Koalicioni “GERMIA 2005”

OJQ – Shoqata e Pensionistve Invalidor te Kosoves

OJQ “BB”

OJQ” Kaqureelat”

 

© 2004  PGJK.org - Partia e tė Gjelbėrve tė Kosovės ( PGJK)

supported by Black-Eagle.NET